E frikshme/ Qëllohet me armë live Donald Trump, largohet i gjakosur nga rojet e sigurisë (VIDEO)
Ky është momenti kur qëllohet ish presidenti I SHBA, Donald Trump aktualisht kandidat në zgjedhjet presidenciale në atentatin me armë zjarri të cilit I shpëtoi pa rrezik për jetën.
Pasi dëgjohet e shtëna Trump fiksua nga kamerat të kapë veshin e djathtë para se të binte në gjunjë pas podiumit ku menjëherë agjentët e shërbimit sekret e mbrojtën me trup
Disa sekonda ankth edhe ish presidenti u ngrit në këmbë. Kur po largohej, Trump ngriti një grusht drejt turmës, e cila thërriste: “SHBA, SHBA”.
Sipas FBI atentatori që tentoi të vriste Trump është 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks që shihni në këtë foto dhe u neutralizua nga agjentët e Shërbimeve sekrete.
Një pjesëmarrës në tubimin elektoral të Trump mbeti i vrarë, ndërsa të paktën dy të tjerë u plagosën rëndë.
Atentatori i ish presidentit u vra në çatinë e një objekti pranë vendit ku Trump po mbante takimin. Sipas raportimeve ai nuk kishte dokumente me vete por u identifikua me Analiza AND-je.
Fillimisht përmes video të publikuara në rrjetet sociale më pas dëshmitarë thanë se kishin lajmëruar me herët për një person të armatosur para se të nisnin të shtënat.
Ky dëshmitar pretendoi kishte paralajmëruar agjentët e Shërbimit Sekret për një person të armatosur në një çati aty pranë, disa minuta përpara sulmit.
Ish presidenti Donald Trump mori ndihmën e parë mjekësore në një spital lokal dhe në mbrëmje vonë u rikthye në banesën e tij!
Përmes një reagimi Ai falenderoi forcat e Shërbimit Sekret dhe policisë për punën e tyre dhe shprehu ngushëllime për viktimën e të plagosurit në atentatin ndaj tij
“Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tone” shkruan Trump.
Më vonë Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump u dërgoi një e-mail mbështetësve të tij ku shkruante “Nuk do të dorëzohem kurrë”, Ky është një mesazh nga Donald Trump’ – shkruhet në e-mail, me shkronja të mëdha.
Zyrtarët e fushatës së ish-presidentit Donald Trump thanë në një deklaratë se ai ishte mirë me shëndet. Sulmi erdhi pas një dite të ngjeshur fushatash për Trump dhe ish-Presidentin Joe Biden në garën presidenciale të 2024-ës.
FBI e ka cilësuar të shtënën në mitingun e ish-presidentit Donald Trump si tentativë për vrasje!
Ngjarja vjen në një atmosferë thellësisht të polarizuar politike, vetëm katër muaj para zgjedhjeve presidenciale dhe disa ditë përpara se Trump të marrë zyrtarisht emërimin si kandidat zyrtar I partisë republikane