Dyshohet se vrau të dashurën e tij dhe u përpoq ta shesë makinën me kufomën brenda, burg për 31-vjeçarin

Dyshohet se vrau të dashurën e tij dhe u përpoq ta shesë

Një burrë nga Tenesi, SHBA, është akuzuar për vrasje pasi dyshohet se mbyti të dashurën e tij dhe më pas tentoi të shiste automjetin me trupin e saj në sediljen e pasme, sipas autoriteteve.

Detektivi i vrasjeve në Departamentin e Policisë Metropolitane Nashville akuzoi 31-vjeçarin Robert Miquel Johnson për vrasjen e të dashurës së tij.

Trupi i saj u gjet në një zonë të vogël parkimi në Pennington Bend Road në mbikalimin Briley Parkway.

Paz ishte një nënë e vetme me katër fëmijë, njoftoi WKRN.

Vajza 18-vjeçare e Paz, Kendall Smith tha: "Vëllezërit e mi, motra ime nuk e meritojnë këtë, unë nuk e meritoj këtë."

"Unë jam jashtëzakonisht e zemëruar. Nuk e kuptoj pse dikush do të donte t'ia bënte këtë mamit tim. Ajo gjithmonë kishte një zemër të mirë, dëshironte më të mirën për të gjithë."

Johnson u arrestua fillimisht më 7 maj pasi u kërkua për t'u marrë në pyetje, njoftoi WKRN .

Në atë kohë, ai "u intervistua dhe dha një alibi, e cila më pas u provua se ishte e rreme."

Pasi Johnson u soll sërish për t’u marrë në pyetje, detektivët pyetën një dëshmitar i cili pretendoi se  e pa atë duke u përpjekur të bënte shitjen e makinës.

Johnson aktualisht është prapa hekurave për akuza që nuk kanë të bëjnë me këtë çështje në Wilson County, por pritet të ekstradohet në Nashville, shkruan foxnews. 

EMISIONET