Dyshime për sulm terrorist në Oslo, 2 të vrarë dhe 19 të plagosur në një klub nate. Ndalohet një shtetas me origjinë iraniane

Autoritetet norvegjeze të rendit kanë nisur hetimet për sulm të mundshëm terrorist pasi një person ka hapur zjarr ndaj një klubi që frekuentohej nga komuniteti LGBT duke lënë të vdekur 2 prej tyre dhe 19 të plagosur.

Oslo- Në Norvegji kanë nisur hetimet për terrorizëm pasi një sulm me armë zjarri vrau të paktën dy persona dhe la 19 të plagosur pranë një klubi nate homoseksualësh në Oslo.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:15 të mëngjesit të sotëm (25 qershor) në qendër të qytetit.

U raportua për rreth 20 të shtëna me armë zjarri, të cilat bënë që shumë njerëz të kërkonin strehim dhe të vraponin të alarmuar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Policia konfirmoi se është duke e hetuar të shtënat si një sulm terrorist, pasi autori i dyshuar i sulmit me armë, tashmë i arrestuar ishte person me precedent të mëparshëm penalë me origjinë iraniane. 

Të paktën 2 armë zjarri janë sekuestruar, ndërsa sulmet me armë janë zhvilluar në tre skena të ndryshme krimi.

Policia nuk e përjashtoi mundësinë që të kishte më shumë se një autor të sulmit.

Krahas dy personave që kanë humbur jetën në vend, tre të tjerë nga 19 të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën në spital.

Klubi i natës ishte i frekuentuar vetëm nga homoseksualët, ndërsa këtë fundjavë po festohej ajo që njihet si festa e krenarisë për komunitetin LGBT.

EMISIONET