Dy orë intervistë/ Musk lavdëron Trumpin: Ju jeni rruga e duhur për SHBA

Dy orë intervistë/ Musk lavdëron Trumpin: Ju jeni rruga e duhur

Elon Musk gjatë intervistës dy orësh me kandidatit republikan për president, Donald Trump e lavdëroi atë duke i thënë që është rruga e duhur për SHBA. Ngjarja e paralajmëruar u zhvillua në platformën e mediave sociale të Musk X, por biseda nisi mbi më shumë se 40 minuta me vonesë për shkak të problemeve teknike. Musk, tashmë një republikan i zëshëm, fajësoi për vështirësitë një sulm kibernetik që mohoi shërbimin, por pretendimi i tij nuk mund të verifikohej. Gjithashtu intervista u ndoq në kohë reale nga 1.3 milionë njerëz.

 “Unë mendoj se ju jeni rruga e duhur,” i tha Musk Trumpit.

Ndërkohë që përgjatë bisedës Trump i tha Musk se SHBA do të kenë dëbimin më të madh të emigrantëve në histori nëse ai bëhet president në nëntor. Gjithashtu u shpreh se dëshiron të ndërtojë një sistem mbrojtës me kube të hekurta për të mbrojtur vendin nga kërcënimet e huaja. Biseda me manjatin e teknologjisë i ofroi Trumpit shansin ideal për të tërhequr vëmendjen nga rivalja e tij demokrate, zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila dominon mbi të në sondazhet e fundit të mediave amerikane.

Trump u ndal gjatë e gjerë edhe te Kamala Harris, duke e cilësuar atë si të shkallës së tretë, të paaftë dhe një të çmendur të majtë radikale. Por më pas ai lavdëroi pamjen e saj, duke e cilësuar si aktorja më e bukur që ka jetuar ndonjëherë. Pas intervistës, emaile nga fushata e Harris u shpërndanë me shpejtësi, duke sulmuar transmetimin e drejtpëdrejtë Musk-Trump.
Pasi përfundimit të bisedës, Musk në një postim në të njëjtën platformë, X, ftoi zv. Presidenten Harris për t’iu bashkuar në një intervistë të ngjashme.

Ndonëse një kritik i automjeteve elektrike, Trump duket se ka ndërruar mendje që kur Musk, pronar i kompanisë Tesla, nisi ta mbështesë publikisht atë. Ish presidenti i përshkroi makinat elektrike të prodhuara nga Tesla si të pabesueshme. Trump shprehu vlerësimet për presidentin rus Vladimir Putin, presidentin kinez Xi Jinping dhe udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un. Të njëjtin mendim me të ndan edhe Elon Musk. Donald Trump në këtë mënyrë rikthehet me postime në X pas 3 vitesh. Pas sulmit ne Capitol me 6 janar 2021, u shtuan shqetësimet se ai mund të nxiste dhunë në rrjete sociale, por ishte Elon Musk ai që i riktheu Trumpit llogarinë me 89 milionë ndjekës.

EMISIONET