Duan pasaportë ukrainase, por kanë frikë, rusët nuk mund të marrin shtetësi të dyfishtë

Duan pasaportë ukrainase, por kanë frikë, rusët nuk mund

Rusët që kanë fituar leje qëndrimi në Ukrainë para nisjes së luftës tashmë po përballen me pengesa ligjore dhe administrative. Shkak janë bërë procedurat e vendosura nga Moska për të hequr dorë fizikisht nga shtetësia ruse. Por kjo do të thotë për ta kalim të kufirit dhe frikë se do të arrestohen pas një kërkese të tillë.

150,000 rusë me leje të përhershme qëndrimi në Ukrainë dhe 17,000 me leje të përkohshme ndihen si pengje të Rusisë për shkak të statusit të tyre të pazgjidhur të shtetësisë.

Sipas ligjit ukrainas është e ndaluar të kesh shtetësi të përbashkët, por ndryshimi i pasaportave është pothuajse i pamundur.

Që ata të aplikojnë me sukses për një shtetësi ukrainase, së pari duhet të heqin dorë nga shtetësia ruse. Moska ndërlikoi procesin, duke e quajtur të vlefshëm vetëm nëse kryhet fizikisht.

Por për shkak të luftës Ambasada Ruse dhe konsullatat në vend u evakuuan që nga 23 shkurti i vitit të kaluar, e për të kryer këtë proces, rusët duhet të kalojnë kufirin më parë.

Por ta nuk ka garanci që nuk do të arrestohen gjatë procesit, ose do të mbeten të bllokuar në Rusi.

Një prej rusëve që duan të ndryshojnë shtetësi është edhe Galina, e cila ka lindur në Ukrainë. Ajo flet në gjuhën ukrainase dhe bashkëshorti i saj shërben në ushtri. Por Galina është ligjërisht ruse.

Shtatzënë në muajin e shtatë, për shkak se nuk është ligjërisht ukrainase, nuk mund të përdorë shërbimet shëndetësore shtetërore falas. Gjithashtu shqetësohet se nuk do të jetë në gjendje të regjistrojë lindjen e fëmijës së saj.

Shërbimi shtetëror i migracionit të Ukrainës thekson se të gjithë të huajt duket të kenë të drejta të barabarta dhe asnjë kombësi nuk duhet të diskriminohet.

Por nga ana e tyre avokatët që punojnë me rusët në Ukrainë, thonë se klientët e tyre për shkak të këtij ngërçi po përballen me ngrirjen e llogarive dhe probleme të tjera ligjore.

EMISIONET