Drite jeshile për rritjen e borxhit, progres në negociatat për rritjen e tavanit të borxhit

Shtëpia e Bardhë dhe Republikanët shohin progres në negociatat për tavanin e borxhit publik. Kevin McCarthy tha se nga bisedimet e zhvilluar të merkurën ka hapa pozitiv. Ndërsa, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, tha se bidedimet vijojn të jenë frytdhënëse.

Drite jeshile për rritjen e borxhit, progres në negociatat për

Negociatorët e Presidentit demokrat Joe Biden dhe drejtuesit republikan Kevin McCarthy mbajtën të mërkurën bisedime që të dyja palët i quajtën frutdhënëse, në përpjekje për të rritur tavanin e borxhit të Shteteve të Bashkuara, që është në nivelin 31.4 trilionë dollarë, dhe për të shmangur kështu një situatë me pasoja katastrofike që do të krijohej nga mospagimi.

Pas një takimi katër orësh në Shtëpinë e Bardhë, McCarthy tha se negociatat janë përmirësuar dhe se do të vazhdonin edhe gjatë ditës ditës së enjte. Ai parashikoi se palët do të arrinin një marrëveshje, megjithëse mbeten ende disa çështje të pazgjidhura.

“Kemi bërë ca progres duke punuar. Kjo është shumë positive. Dua të sigurohem se do të kemi marrëveshjen e duhur. E shikoj që po punojmë për këtë”. u tha zoti McCarthy gazetarëve.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre tha se bisedimet vazhdojnë të jenë frutdhënëse.,

“Nëse vazhdojnë me këtë mirëbesim, mund të arrijmë në një marrëveshje. Thjesht dëgjoni anëtarët e Grupit të Lirisë në Dhomën e Përfaqësuesve... që i referohen tashmë Shteteve të Bashkuara si një peng i vërtetë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jean-Pierre.

Por, Shtëpia e Bardhë dhe ligjvënësit demokratë gjithashtu akuzuan republikanët se po mbanin peng ekonominë për të mbështetur një axhendë që nuk mund të kalohej ndryshe. Ata thanë se republikanët duhet të bëjnë lëshime të mëtejshme, pasi do t’iu duhen votat e demokratëve për të miratuar marrëveshjen që do të arrihet.

Departamenti i Thesarit ka paralajmëruar se qeveria federale mund të mos jetë në gjendje të paguajë shpenzimet e saj që nga data 1 qershor, pra vetëm pas tetë ditësh, ndërkohë që do të duhen disa ditë për të miratuar legjislacionin në Kongresin e ndarë për këtë çështje.

Drejtuesit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë thënë se do të bëjnë pushimin njëjavor të planifikuar për të filluar nga e enjtja, me rastin e Ditës së të Rënëve gjatë shërbimit ushtarak.

EMISIONET