"Dritë e kuqe, dritë jeshile", kukulla gjigante e Squid Game vendoset në park dhe tërheq dhjetëra lojtarë

"Dritë e kuqe, dritë jeshile", kukulla gjigante e Squid Game

Një imitim i një kukulle gjigante që shfaqet në dramën e mbijetesës koreano-jugore 'Squid Game' u lançua këtë javë në një park të Seulit, duke u dhënë fansave dhe shikuesve kureshtarë një shans të përjetojnë pak nga ajo që ndihet si të jesh në shfaqjen mega hit të Netflix.

Younghee, një kukull katër metra e gjatë e veshur me portokalli dhe të verdhë, u vendos në Parkun Olimpik të Seulit të hënën, tha përfaqësuesi i Netflix për Reuters.

Vizitorët në park të martën luajtën lojën tradicionale koreane 'mugunghwa ggoti pieotseubnida' me muzikë, që do të thotë se mugunghwa (lulja) ka lulëzuar, ekuivalente me lojën 'Drita e kuqe, drita jeshile' në shfaqje.

“Unë me të vërtetë doja të dija se si është të jesh në lojë. Është sikur jemi në lojë, duke dëgjuar muzikën dhe duke parë këtë kukull,” tha Sung Hye-jin, banor i Seulit nga Filipinet, duke qëndruar përballë kukullës.

Nga të vegjlit tek të rriturit e deri tek qentë, disa vizitorë të parkut u panë të veshur me tuta jeshile me numrin '456', të ngjashme me veshjet e personazhit kryesor të shfaqjes.

“Më pëlqeu vërtet shfaqja, kështu që erdha këtu me këtë kostum për Halloween”, tha banori i Koresë së Jugut, Ko Dae-hwan, i veshur me të gjelbër.

"Squid Game" është parë nga 142 milionë familje që nga debutimi i tij më 17 shtator, duke ndihmuar Netflix të shtojë 4.38 milionë abonentë të rinj.

Kukulla është planifikuar të ekspozohet në park deri më 21 nëntor, sipas një zyrtari të parkut.

  •      
    "Dritë e kuqe, dritë jeshile", kukulla gjigante e Squid Game
     
  •      
    "Dritë e kuqe, dritë jeshile", kukulla gjigante e Squid Game
     

EMISIONET