Dita Botërore kundër HIV/AIDS: 40 vjet pas rasteve të para, HIV vazhdon të kërcënojë botën

Dita Botërore kundër HIV/AIDS: 40 vjet pas rasteve të para, HIV

Dyzet vite pas rasteve të para me SIDA, HIV vazhdon të kërcënojë botën.

"Sot, bota është në udhë për të përmbushur angazhimin e përbashkët për t'i dhënë fund SIDA-s deri në vitin 2030. Pabarazitë ekonomike, sociale, kulturore dhe ligjore duhet të marrin fund urgjentisht nëse duam t'i japim fund SIDA-s deri në vitin 2030", thotë OKB, duke theksuar se edhe pse ekziston një perceptim se në një periudhë krize nuk është koha e duhur për t'i dhënë përparësi adresimit të padrejtësive sociale të HIV/AIDS.

Statistikat globale të HIV-it

Sipas OKB-së, 37.7 milionë njerëz në mbarë botën ishin me HIV në vitin 2020, ndërsa 680,000 vdiqën nga sëmundjet e lidhura me SIDA-n në të njëjtin vit.

Që nga fillimi i shpërthimit të HIV, rreth 79.3 milionë njerëz janë infektuar me HIV dhe 36.3 milionë kanë vdekur nga sëmundjet e lidhura me SIDA-n.

Nga 37.7 milionë njerëz që ishin me HIV në vitin 2020, 36 milionë ishin të rritur, 53% ishin gra dhe vajza dhe 84% ishin në dijeni për gjendjen e tyre.

Në vitin 2020, 73% e të gjithë njerëzve që jetonin me HIV kishin akses në trajtim mjekësor. Infeksionet e reja me HIV kanë rënë me 52% që nga kulmi në 1997.

Vdekjet e lidhura me SIDA kanë rënë me 64% që nga kulmi në 2004 dhe me 47% që nga viti 2010.

Njerëzit që janë me HIV kanë përqindje më të lartë të infektohen me COVID-19.  Studimet në Angli dhe Afrikën e Jugut kanë zbuluar se rreziku i vdekjes nga COVID-19 tek njerëzit që jetonin me HIV ishte dy herë më i lartë se në popullatën e përgjithshme.

Rreziku i infektimit me HIV është:

35 herë më i lartë tek personat që përdorin drogë.

34 herë më e lartë për gratë trans.

26 herë më e lartë për punonjësit e seksit.

25 herë më i lartë tek meshkujt homoseksualë

EMISIONET