VIDEO/ Dhjetëra delfinë të ngordhur gjenden në breg të plazhit Mareek
Dhjetëra delfinë të ngordhur janë gjetur në breg të plazhit Mareek, njoftuan sot banorët dhe autoritetet e vendit në Bririn e Afrikës. Numri i saktë i delfinëve nuk mund të konfirmohej, thanë autoritetet rajonale. Sipas ministrisë së mjedisit, incidenti mund të jetë për shkak të rrjetave të paligjshme të peshkimit dhe ndotjes së ujit.
“Ministria e mjedisit dhe ministria e peshkimit po punojnë së bashku për të hetuar urgjentisht këtë incident të pazakontë,” njoftoi qeveria rajonale, duke premtuar një raport zyrtar mbi shkaqet e mundshme.
Në një mesazh të postuar sot në Facebook, Ministria e Mjedisit e Puntland njoftoi se banorët arritën të shpëtojnë rreth 30 delfinë dhe t’i fusin përsëri në ujë.
“Numri i delfinëve të degraduar në breg është deri në 140 dhe shumica e tyre janë të ngordhur, megjithëse disa janë ende gjallë. Është një incident i tmerrshëm, nuk kemi parë kurrë diçka të tillë më parë”, tha një dëshmitar okular, Abulachi Muse.
Over 100 Injured Dolphins Wash Ashore in Northern Somalia, Shocking Local People pic.twitter.com/3GRsyxWT1o
— Nature is Amazing ☘️ (@AMAZlNGNATURE) January 23, 2025