Britania nuk deportoi asnjë emigrant në Francë, synohet marrëveshje me Shqipërinë

Britania nuk deportoi asnjë emigrant në Francë, synohet

Pavarësisht debatit politik, Britania nuk ka deportuar asnjë emigrant që ka hyrë në Mbretërinë e Bashkuar përmes kanalit të La Manche në Francë sipas politikës së saj të kthimit pas Brexit.

Në janar të vitit të kaluar, qeveria britanike prezantoi rregulla të reja imigracioni në lidhje me azilkërkuesit e papranueshëm, nëse ata do të kishin kaluar në një vend tjetër të sigurt, ku mund të kishin kërkuar azil.

Por referuar shifrave publike nga Home Office, në 21 muaj që nga futja në fuqi e rregullave, vetëm 83 azilkërkuesve iu është mohuar kërkesa.

Ndërkohë që 70,000 emigrantë kanë kaluar Kanalin me varka të vogla që nisen nga Franca veriore.

Ekspertët e imigracionit vleresojnë se rregullat janë të pakuptimta nëse qeveria britanike nuk ka bashkëpunimin e vendeve të tjera për t’i kthyer ato.

Rregullat e “papranueshmërisë” të azilkërkuesve u krijuan për të zëvendësuar rregulloren e BE-së ‘Dublin III’, një ligj i BE-së që rregullon se cili shtet anëtar është përgjegjës për përpunimin e kërkesave për azil, por që nuk zbatohet më në Britani pas përfundimit të periudhës së tranzicionit të Brexit.

Marrëveshja e kthimit i mundësoi Britanisë vetëm të largonte një pjesë të vogël të azilkërkuesve, 263 të tillë në 2019, por numri i kalimeve me varka të vogla ishte gjithashtu një shifër dukshëm më e ulët prej rreth 1,900.

Shifrat e publikuara nga Zyra e Brendshme tregojnë dështimin e rregullave të papranueshmërisë për të ndihmuar në trajtimin e krizës së emigrantëve në Kanal, ndërsa shtojnë presionin mbi sekretaren e Brendshme, Suella Braverman, për të ashpërsuar masat.

Ajo po planifikon një legjislacion të ri që do ta bëjë më të lehtë deportimin e emigrantëve që kërkojnë azil pasi kalojnë ilegalisht drejt Britanisë me gomone.

Sipas The Times, detajet e legjislacionit nuk janë bërë të ditur, por Braverman thuhet se po shqyrton se si kërkesat për azil nga vende “të sigurta” si Shqipëria mund të gjurmohen shpejt, duke mundësuar që emigrantët nga ato vende të largohen brenda disa javësh nga mbërritja e tyre.

Ministrat po punojnë gjithashtu për një marrëveshje me vende të tilla si Shqipëria për të pranuar “kthimet e shpejta” të azilkërkuesve të refuzuar për të siguruar që individët mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar. Megjithatë, legjislacioni është vonuar.

Britania nuk deportoi asnjë emigrant në Francë, synohet

Braverman i tha komitetit të punëve të brendshme këtë javë se nuk ka gjasa të zbulohet deri në vitin e ardhshëm.

Dështimi për të larguar njerëzit ka rritur numrin e mbetur të azilit në nivelin më të lartë në më shumë se dy dekada, me 143,000 azilkërkues që presin një vendim për aplikimet e tyre.

Më shumë se 100,000 janë duke marrë mbështetjen e taksapaguesve, e cila përfshin një kompensim javor të jetesës prej 40,85 paundësh.

Janë rreth 40,000 emigrantë që qëndrojnë në hotele me një kosto prej 7 milionë funtesh në ditë. 21 personat që u deportuan sipas rregullave të papranueshmërisë ishin në Danimarkë, Gjermani, Irlandë, Itali, Slloveni, Spanjë, Suedi dhe Zvicër.

Në total, qeveria britanike shqyrtoi kërkesën e 20,605 azilkërkuesve për largim sepse kërkesat e tyre ishin të papranueshme sipas rregullave nga janari 2021 deri në shtator të këtij viti.

Prej tyre, 18,494 “njoftimet e qëllimit” iu lëshuan individëve për t’i informuar se çështja e tyre po shqyrtohej për të përcaktuar nëse veprimi i largimit për arsye të papranueshmërisë ishte “i përshtatshëm”.

Megjithatë, pak më shumë se gjysma, 9,772, u pranuan më pas në sistemin e azilit pasi qeveria briktanike dështoi t’i largonte ata.

EMISIONET