Dëshpërimin nuk e ndal as vdekja, një ditë pas tragjedisë 40 emigrantë tentojnë të thyejnë kufirin franko-anglez

Dëshpërimin nuk e ndal as vdekja, një ditë pas

Një ditë pasi 27 persona gjetën vdekjen në ujërat e kufirit Francë-Angli, emigrantët nuk heqin dorë për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo situatë ka vënë në lëvizje autoritetet e dy vendeve, të cilat synojnë bashkëpunimet për patrullime të përbashkëta.

Pavarësisht tragjedisë së të mërkurës, ku 27 persona humbën jetën në kanalin midis Anglisë dhe Francës në tentativë për të kaluar kufirin, është shënuar këtë të enjte.

Një grup tjetër emigrantësh të paligjshëm, të pajisur me jelekë shpëtimi, është pikasur nga autoritetet.

Një pjesë prej tyre ishin vendosur në një periferi të Dunkirk, pranë bregut të detit, ku kanë improvizuar një kamp të vogël dhe nga momenti në moment tentojnë kalimin e kufirit, me destinacion Mbretërinë e Bashkuar.

Duke qenë se vendkalimi i rrezikshëm është në kufi me Francën dhe Anglinë të dy qeveritë janë vënë në lëvizje për një stategji të përbashkët.

Presidenti Francez Emmanuel Macron, është zotuar se nuk do ta lejojë që ky kanal të shndërrohet në një “varreze” dhe ka biseduar me kryeministrin britanik Boris Johnson për të rënë dakord që të shtohen përpjekjet për të penguar veprimatinë e trafikantëve.

“Këto gra dhe burra kanë ikur nga vendet e tyre dhe kanë dashur të arrijnë në brigjet britanike. Franca është mobilizuar dhe në do vazhdojmë më këtë aksion, por mbi të gjitha nevojitet zhvillimi i një bashkëpunimi shumë të fuqishëm me Belgjikën, Holandën, Gjermaninë, por edhe Britaninë dhe Komisionin Evropian. Siç e kam thënë gjithmonë, Franca është një vend tranzit, por duhet përmirësuar bashkëpunimi evropian," tha Macron.

Një reagim ka pasur dhe nga ministrja e brendshme britanike Priti Patel, e cila është shprehur se Britania është e gatshme të bashkëpunojë për patrullime të përbashkëta.

“Mbretëria e Bashkuar ka dhënë mbështetjen e saj të patundur dhe bujare për Francën për t'i dhënë fund kësaj tregtie të tmerrshme të kontrabandës me njerëz. Ne i ofrojmë Francës ofertën për të bashkëpunuar në patrullime, për të vendosur më shumë oficerë dhe të bëhet çdo gjë që është e nevojshme që jeta e njerëzve të mos rrezikohet,” u shpreh Patel.

Më 24 Nëntor u mbytën 27 persona, 17 burra, shtatë gra - njëra prej të cilëve ishte shtatzënë - dhe tre fëmijë. Puna për identifikimin e tyre ende vazhdon, ndërkohë sipas autoriteteve franceze që shkaqet e tragjedisë lidhen me shfryrjen e gomones, dhe me temperaturat e ulëta të ujit. Ndërkohë të mbijetuarit po marrin trajtim spitalor, ku dy prej tyre raportohen në gjendje të rëndë.

EMISIONET