Coca-Cola përgjigjet pasi gjesti i Cristiano Ronaldos fshin 4 miliardë dollarë nga vlera e saj në treg

Coca-Cola përgjigjet pasi gjesti i Cristiano Ronaldos fshin 4 miliardë

Coca-Cola ka thënë se "të gjithë kanë të drejtë për preferencat e tyre të pijeve" pasi ylli i futbollit Cristiano Ronaldo hoqi dy prej shisheve të pijeve freskuese të kompanisë nga konferenca e tij për shtyp.

Incidenti ndodhi gjatë konferencës për shtyp të Ronaldos.

Në konferencën për shtyp para-ndeshjes për UEFA Euro 2020, ylli portugez nuk ishte i kënaqur me faktin se dy shishe Coca-Cola kishin qëndruar para tij.

Kështu që, ai i zhvendosi shishet jashtë pamjes së kamerës dhe i inkurajoi njerëzit që të pinin ujë në vend të tyre.

Ky gjest solli një humbje prej 4 miliard dollarësh  nga vlera e tregut të Coca-Cola dhe aksionet e saj ranë 1.6 përqind.

Më vonë, në një deklaratë, një zëdhënës i Coca-Cola tha, "Lojtarëve u ofrohet ujë, së bashku me Coca-Cola dhe Coca-Cola Zero Sugar, kur mbërrijnë në konferencat tona për shtyp".

Zëdhënësi shtoi se njerëzit kanë "shije dhe nevoja" të ndryshme.

Coca-Cola është një nga sponsorët zyrtarë të Euro 2020.

EMISIONET