Ceremonia e betimit të presidentit të 47-të të SHBA/ Cenkollari: Biden u largua për të udhëtuar drejt Kalifornias...
E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejpërdrejtë në "Skype", ishte Klementina Cenkollari, gazetare e Zërit të Amerikës, e cila u shpreh se zoti Joe Biden sapo është larguar nga ceremonia, duke shkuar drejt Kalifornias.
"Për ta nisur tek zhvillimi më i fundit sa i përket ceremonisë, agjendës së kësaj dite të rëndësishme të marrjes së detyrës nga presidentu Donald Trump, para pak çastesh u bë largimi ceremonial i zotit Joe Biden, udhëtoi me avion drejt Kalifornisë dhe u rikthye dhe njëherë tradita sot. Zoti Trump dhe zonja Melania Trump e përcollën atë në shkallët e kapitolit derisa e mori helikopteri. Tashmë, dita e sotme vazhdon me Trump që do të shkoj në kapitol për të firmosur urdhërat e parë ekzekutiv", u shpreh Cenkollari.