Burri divorcon gruan gjatë dasmës së tyre, shkak bëhet kënga ‘provokuese’

Burri divorcon gruan gjatë dasmës së tyre, shkak bëhet

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Bagdad, ku një çift është ndarë gjatë ceremonisë së martesës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se shkak është bërë vetëm një këngë provokuese. Mësohet se gruaja, kërceu me këtë këngë, por nuk e dinte se një kërcim do të bëhej shkak për prishjen e martesës së saj.

Siç raportojnë mediat e huaja, pjesa e parë e këngës mund të përkthehet përafërsisht kështu:

“Unë jam dominuese, do të sundohesh sipas udhëzimeve të mia të rrepta. Do të të çmend nëse do të shikosh vajza të tjera në rrugë. Po, unë jam dominuese. Ti je sheqeri im. Për sa kohë të jesh me mua, do të ecësh nën komandën time. Unë jam arrogante, unë jam arrogante”.

Por kërrcimin e nuses dhe familja e dhëndrit mesa e duket e ka konsideruar si provokim, duke bërë që çifti ti japë fund martesës, në sallën e dasmës, shkruan Mirror

EMISIONET