Brukseli vendos për Hungarinë, kryenegociatori i Budapestit: Presim zhbllokimin e fondeve të BE-së

Bashkimi Evropian do të vendosë të mërkurën për zhbllokimin e fondeve të parashikuara për Hungarinë për rimëkëmbjen nga pandemia. Ndërkaq vendimi përfundimtar do të merret nga ministrat e Financës dhe Ekonomisë, të cilët do të takohen muajin e ardhshëm, të cilët do të vlerësojnë nëse Hungaria ka bërë përparim të mjaftueshëm në reformat kundër korrupsionit dhe ato në fushën e gjyqësorit që të hiqet dhe pezullimi i fondeve.

Brukseli vendos për Hungarinë, kryenegociatori i Budapestit: Presim

Vetëm muajin e ardhshëm Brukseli do të vendosë të heqë embargon ndaj fondeve të ngrira për rimëkëmbjen nga COVID-I ndaj Hungarisë dhe pret që t’ia dorëzojë ato më 2023-in, nëse plotësohen kushtet. Kështu deklaroi këtë të martë kryenegociatori i Budapestit me Bashkimin Evropian, Tibor Navracsics.

Zyrtarët e Komisionit Evropian deklaruan javën e kaluar se blloku ende nuk e pranon se Hungaria ka bërë përparim të mjaftueshëm në reformat kundër korrupsionit dhe ato në fushën e gjyqësorit që të hiqet pezullimi i fondeve.

Pozicioni zyrtar i bllokut për zhbllokimin e fondeve pritet të bëhen publik të mërkurën, ndërkaq vendimi përfundimtar do të merret nga ministrat e Financës dhe Ekonomisë, të cilët do të takohen muajin e ardhshëm.

 “Skenari realist” është që blloku do të miratojë me kusht planin e rimëkëmbjes së Hungarisë pas pandemisë në vlerë prej 5.8 miliardë eurosh, tha Navracsics. Ai tha se beson që blloku do të vazhdojë pezullimin e fondeve prej 7.5 miliardë eurosh derisa Budapesti të plotësojë të gjitha kushtet.

Hungaria po shpreson që “vitin e ardhshëm, të gjitha fondet e pezulluara të BE-së të jenë në dispozicionin tonë”, tha ai. Brukseli vazhdimisht është përplasur me kryeministrin e krahut të djathtë të Hungarisë, Viktor Orban, dhe me Qeverinë e tij, pasi blloku argumenton se autoritetet hungareze po përbuzin demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Budapesti shpesh kritikon Brukselin, përfshirë edhe sanksionet që BE-ja ka vendosur ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Navracsics tha se një rezolutë e miratuar javën e kaluar nga Parlamenti Evropian ka bërë thirrje që fondet të vazhdojnë të jetë të bllokuara dhe sipas tij, kjo ka bërë që “disponimi politik” në Bruksel të jetë kundër Hungarisë.

Nëse fondet për planin e rimëkëmbjes nga pandemia nuk zhbllokohen deri në vitin e ri, 70 përqind e këtyre fondeve do të humben.

EMISIONET