Britani - Kufizime të rrepta për kimikatet e prodhimit të bombave pas sulmit në Mançester

Britani -  Kufizime të rrepta për kimikatet e prodhimit të

Masat për të ndaluar shitjen e kimikateve për prodhimin e bombave në Britanine e madhe hyjnë sot në fuqi

Masa për të shtrënguar kufizimet ndaj substancave shpërthyese vjen pas angazhimit të Qeverisë së Britanisë së Madhe për të rishikuar ligjet dhe për të mbrojtur publikun pas sulmit terrorist në “Manchester Arena” në 2017.

Sipas ndryshimeve, do të ketë kërkesa më të rrepta për raportimin e aktiviteteve të dyshimta, duke përfshirë detyrime të reja për tregjet online.

Informacioni i klientit, si identifikimi me fotografi, do të regjistrohen gjatë shitjes së materialeve.

Ndryshimet, të shpallura fillimisht në janar, do të hyjnë në fuqi përmes përditësimeve të Aktit të Helmeve.

EMISIONET