Berlin/ Breshëri plumbash në drejtim të serbëve, 3 persona të plagosur rëndë

Berlin/ Breshëri plumbash në drejtim të serbëve, 3 persona

Tre persona me origjinë serbe janë plagosur nga të shtënat me armë që ndodhën të dielën, 20 qershor para një lokali në Müller-Strasse të Berlinit.

Sipas zyrës së prokurorit publik ata janë qëlluar me më shumë se 20 plumba.

Pas krimit policia arriti në vendin e ngjarjes dhe rrethoi zonën.

"Sfondi është ende plotësisht i paqartë," tha zyra e prokurorit publik, Martin Steltner.

"Burrat e plagosur janë me kombësi ose origjinë serbe. Ende nuk ka asnjë autor të dyshuar, deri më tani askush nuk është arrestuar."

Burrat e plagosur u dërguan në spital.

 

EMISIONET