Bota përballet me borë e acar, në Kili zjarret bëjnë kërdinë

Të paktën 23 persona kanë vdekur dhe mbi 1000 të tjerë janë plagosur në  dy rajone në Kili që janë në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve masive. Flakët kanë përfshirë rreth 40 mijë hektarë.

Bota përballet me borë e acar, në Kili zjarret bëjnë

Ndërsa shumë vende të botës po përballen me borë e acar, në Kili zjarret po bëjnë kërdinë.

Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin amerikano latin ka bërë të vështirë kontrollin e dhjetra vatrave të zjarrit që kanë marrë të paktën 23 jetë dhe kanë plagosur afro 1000 njerëz.

Gjysma e viktimave të raportuara deri më tani kanë ndodhur në qytetin Santa Juana në Biobio.

Të premten, një helikopter u rrëzua duke mbështetur përpjekjet e emergjencës, duke vrarë pilotin dhe një mekanik.

Mbi 1,100 banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë për shkak të rrezikut

Në këto kushte qeveria atje ka vendosur të zgjasë gjendjen e saj të jashtëzakonshme në disa rajone të prekura

“Kushtet e motit e kanë bërë shumë të vështirë shuarjen e zjarreve që po përhapen dhe urgjenca po përkeqësohet”, tha Ministrja e Brendshme

Qeveria ka marrë oferta ndihme nga Spanja, Shtetet e Bashkuara, Argjentina, Ekuadori, Brazili dhe Venezuela, duke përfshirë avionë dhe zjarrfikës.

Urdhrat lejojnë vendosjen e ushtarëve dhe burime shtesë për të ndihmuar në menaxhimin e katastrofës.

Rreth 40 mijë hektarë janë djegur, një sipërfaqe më e madhe se qyteti i Filadelfias.

Agjencia Kombëtare e Pyjeve raporton se 80 nga 231 zjarre gjithsej janë duke u shuar në mënyrë aktive, ndërsa 151 janë nën kontroll.

Presidenti Gabriel Boriç ndërpreu pushimet e tij dhe udhëtoi në Nuble dhe Biobio për të siguruar që zonat e prekura të marrin të gjithë mbështetjen e nevojshme.

Ai ka lënë të kuptohet se disa nga zjarret janë të qëllimshme.

EMISIONET