Borrell: NATO nuk mund të ecë sipas impulseve të Trumpit

Borrell: NATO nuk mund të ecë sipas impulseve të Trumpit

NATO nuk mund të ecë sipas impulseve të presidentit amerikan, tha sot shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, në Bruksel.

Duke iu përgjigjur deklaratës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, shefi i BE-së Borrell tha se aleanca ushtarake nuk mund të jetë “à la carte”.

Gjatë fushatës në shtetin e Karolinës së Jugut, kandidati kryesor republikan për zgjedhjet presidenciale të 2024 në SHBA, Trump tha se ai nuk do të “mbronte” vendet nga Rusia nëse ato nuk i plotësonin kërkesat e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes.

“Në fakt, unë do ta inkurajoja Rusinë të bënte ç’të donte”, tha Trump duke vënë në pikëpyetje angazhimet e mbrojtjes kolektive të aleancës.

“Gjatë kësaj fushate, ne do të shohim dhe dëgjojmë shumë gjëra”, tha Borrell, duke hedhur poshtë deklaratën e Trump. Ai shtoi se ai nuk do të komentonte asnjë “ide pa kuptim” që do të dilte nga fushata presidenciale e Trump në SHBA.

Ndërhyrja e Trump vjen në një kohë kur Senati amerikan po diskuton për miratimin e një projektligji që parashikon 95,3 miliardë dollarë për ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin, të cilin ish-presidenti e kundërshton fuqishëm.

EMISIONET