Borell drejtuar SHBA-së: Të zvogëlojë dërgimin e armëve në Izrael

Borell drejtuar SHBA-së: Të zvogëlojë dërgimin e

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, nëpërmjet asaj që ka thënë ditën e sotme ka lënë të kuptohet se SHBA-ja duhet t`i japë më pak armë izraelit.

“Nëse dikush beson se kaq shumë njerëz janë vrarë , ndoshta duhet të sigurojë më pak armë për të parandaluar vdekjen e kaq shumë njerëzve. A nuk ka kuptim?, nëse komuniteti ndërkombëtar beson se kjo është një masakër, se shumë njerëz po vriten, ndoshta duhet të mendojmë për sigurimin e armëve," tha Borell.

Të premten e kaluar Joe Biden e përshkroi operacionin hakmarrës izraelit si të tepruar. Referuar deklaratës së Biden, Borell tha: Të gjithë po shkojnë në Tel Aviv duke lypur, duke thënë 'ju lutem mos e bëni këtë ', mbrojini civilët, mos vrisni kaq shumë njerëz, megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu  nuk dëgjon askënd.

Ata do të "evakuojnë" palestinezët. "Ku; Në hënë ?" pyeti kreu i diplomacisë së BE-së, duke iu referuar ofensivës ushtarake të forcave izraelite në pjesën jugore të Rripit të Gazës, ku janë mbledhur qindra mijëra palestinezë të zhvendosur.

Sulmet ajrore dhe tokësore të Izraelit në Rripin e Gazës kanë lënë të vdekur mbi 28 mijë persona. Ministria e Shëndetësisë së Hamasit ditën e sotme ka numëruar 164 vdekje në 24 orët e fundit.

EMISIONET