Bora shkak për anulimin e dhjetëra fluturimeve në aeroportin e Amsterdamit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2023, 15:47
Dhjetëra fluturime janë anuluar në aeroportin “Schiphol” të Amsterdamit të dielën.
Kjo për shkak të reshjeve të borës që pritet të arrijnë në Holandë pasdite.
Faqja e internetit e “Schiphol” rreth mesditës tregoi se pothuajse 150 fluturime hyrëse dhe dalëse ishin anuluar.
Linja ajrore holandeze KLM, përdoruesi kryesor i aeroportit, i tha agjencisë holandeze të lajmeve ANP se kishte anuluar 65 fluturime evropiane pasdite dhe mbrëmje, shkruan Reuters.