Blinken kërcënon: Pasoja serioze ndaj agresionit të ri rus

Blinken kërcënon: Pasoja serioze ndaj agresionit të ri rus

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken zhvilloi të martën një vizitë zyrtare në Riga në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s ku u takua edhe me kryeministrin e vendit.

Blinken dhe ministri i Punëve të Jashtme të Letonisë zhvilluan një konferencë të përbashkët ëpr shtyp. Gjatë konferencës për shtyp, Blinken njoftoi se SHBA janë shqetësuar për ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në kufirin me Ukrainën.

Sekretari i Shtetit u tregua i ashpër me Rusinë në rast se situata përshkallëzohet në Ukrainë.

"Çdo sulm i mëtejshëm i Rusisë në Ukrainë do të shoqërohet me pasoja serioze," tha ai.

Kryediplomati amerikan shtoi se nesër do të flasë më shumë lidhur me kërcënimet e Rusisë pasi të konsultohet me ministrat e Jashtëm të NATO-s më 30 nëntor në Riga.

Sekretari i Blinken u ndal dhe te kriza e emigrantëve e shkaktuar sipas tij nga presidenti autokrat i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

"Regjimi i Lukashenkos ka orkestruar flukse emigrantësh të paligjshëm që kalojnë kufijtë e saj. Ne jemi dakord me Letoninë dhe të tjerët në rajon sa i përket sigurimit të kufijve të tyre në përputhje me ligjet ndërkombëtare," tha Blinken.

Anëtarët e NATO-s, Ukraina, Polonia, Letonia dhe Lituania akuzojnë Rusinë dhe Bjellorusinë se ka dërguar mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme në kufijtë e tyre si ndëshkim për sanksionet e BE ndaj Minskut.

EMISIONET