“Blasfemi” me emrat e kafshëve/ Ndalohen emrat e perëndive për kafshët në Bengalin Perëndimor

Kafshëve në Bengalin Perëndimor nuk do t’u lejohet t’u vihen emrat e kafshëve pasi një grup hindu e quajti blasfemi një akt të tillë. Gjykata ju dha të drejtë përballë kërcënimeve për protesta masive.

“Blasfemi” me emrat e kafshëve/ Ndalohen emrat e perëndive

Një gjykatë indiane ka urdhëruar një kopsht zoologjik në shtetin e Bengalit Perëndimor të ndryshojë emrat e dy luanëve pasi një grup hindu ankuzoi se kjo lëndonte ndjenjat e tyre fetare.

Luanesha u emërua pas hyjnisë hindu Sita ndërsa luani u quajt Akbar, sipas sundimtarit Mughal të shekullit të 16-të.

Vishëa Hindu Parishad (VHP) organizatë indiane e krahut të djathtë hindu e kundërshtoi këtë, duke thënë se emërtimi i luaneshës sipas një perëndeshe ishte blasfemi.

VHP gjithashtu kundërshtoi mbajtjen e luanëve në të njëjtin park të kafshëve të egra.

Të enjten, gjykata tha se kafshët nuk duhet të emërtohen sipas "zotave hindu, profetëve myslimanë, figurave të krishtera, laureatëve të Nobelit dhe luftëtarëve të lirisë".

Në ankesën e saj, VHP - e cila ka lidhje me Partinë Bharatiya Janata (BJP) të kryeministrit Narendra Modi - pretendoi se kishte marrë ankesa nga gjithë vendi për emrat e luanëve.

"Sita dhe Akbar nuk mund të lejohen të jetojnë së bashku," tha zëdhënësi i VHP Vinod Bansal.

Organizata akuzoi autoritetet në Bengalin Perëndimor, e cila drejtohet nga një parti opozitare, se e bënë këtë qëllimisht dhe kërcënoi se do të mbante protesta nëse nuk ndryshonin emrat dhe vendndodhjen e maceve të mëdha.

EMISIONET