Biden dhe Erdogan takohen për herë të parë në Samitin e NATO-s

Biden dhe Erdogan takohen për herë të parë në Samitin e

Presidenti i Turqisë Recep Tayp Erdogan u takua me atë të SHBA-ve Joe Biden gjatë samitit të NATO-s. Për shkak të pandemisë kur nuk lejohet shtrëngimi i duarve ata prekën grushtat në formë përshëndetje.

Biden dhe Erdogan do të kenë takimin e tyre të parë pas përfundimit të Samitit, që pas zyrtarizimit të presidentit të ri të SHBA-ve.

Erdogan ka njoftuar me herët se diskutimi i tyre do të cekë çështjen e njohjes nga SHBA të gjenocidit armen.

Siç dihet, Joe Biden ka njoftuar një ndryshim në politikën e SHBA ndaj Turqisë - ndërsa që nga ditët e fundit të presidencës së Trump, SHBA ka vendosur sanksione ndaj Turqisë për blerjen e S-400 ruse, shkruan protothema.

 

EMISIONET