Berlin zyrtar: I pajustifikueshëm dëbimi i gjermanëve nga Rusia
Ministria e Jashtme gjermane e ka përshkruar vendimin e Federatës Ruse për dëbimin e qindra nëpunësve civilë gjermanë që punojnë në sektorët e arsimit dhe kulturës si të “pakuptueshëm” dhe “të pajustifikueshëm”, të cilët do të duhet të largohen nga vendi deri më 1 qershor.
“Afati i vendosur nga Rusia deri në fillim të qershorit kërkon një shkurtim të madh në të gjitha fushat e pranisë sonë në Rusi”, thuhet në shënimin e ministrisë gjermane.
“Qeveria federale tani është e shqetësuar se si të sigurojë një prani minimale të ndërmjetësve në Rusi duke ruajtur gjithashtu një prani diplomatike”, thuhet në deklaratë.