Belgjika rikthen kufizimet anticovid për shkak të rritjes së infeksioneve

Belgjika rikthen kufizimet anticovid për shkak të rritjes së

Me rritjen e infeksioneve të koronavirusit dhe shtrimeve në spital, qeveria belge do rikthejë masat anticovid ditën e premte, 29 tetor.

Infeksionet ditore në vendin e Bashkimit Evropian prej 11 milionë banorësh u rritën me 75% duke arritur në 5299 raste gjatë javës së kaluar. 

Të shtruarat në spital janë rritur me 69% duke arritur në 102 raste ditore. Vdekjet janë rritur pak, me një mesatare prej 13 në ditë.

“Që nga e premtja, do të përdoret maska në vende publike dhe ato do të jenë të detyrueshme për stafin e bareve, restoranteve dhe palestrave”, tha kryeministri Alexander De Croo. 

"Ne duhet të ngremë muret tona të mbrojtjes."

Ai shtoi se certifikata e vaksinimit Covid do të duhet të tregohet për të hyrë në bare, restorante dhe palestra që nga java e ardhshme. 

Pasaporta tregon se jeni ose plotësisht i vaksinuar, keni pasur një test negativ ose jeni shëruar së fundmi nga sëmundja.

Kryeministri tha se 85% e të rriturve belgë janë të vaksinuar dhe masat nuk duhet të jenë aq drastike sa ato të mëparshme në pandemi.

“Vitin e kaluar, në një situatë si kjo, ne mbyllëm disa aktivitete,” tha ai. 

"Ajo që bëjmë sot është të mbajmë gjithçka të hapur, duke përdorur një pasaportë vaksinimi ose duke përdorur maska."

Diskutime të ngjashme rreth masave të mundshme anticovid po zhvillohen në Holandë, ku qeveria po kërkon këshilla nga ekspertë nëse duhet të rifusë kufizimet pandemike mes rritjes së shkallës të infeksionit. 

Holanda ka një nga normat më të shpejta në rritje të infeksionit në Evropë.

EMISIONET