BE: Tre avionë rusë pasagjerësh u lejuan të hyjnë në hapësirën ajrore për shkak të kushteve të motit

BE: Tre avionë rusë pasagjerësh u lejuan të hyjnë

Shërbimi i Aviacionit i Federatës Ruse (Rosaviatsiya) falënderoi sot autoritetet finlandeze dhe estoneze për ndihmën e tyre.

Këto janë tre fluturime të linjave ajrore Rossiya, Ural Airlines dhe Nordwing nga ose drejt Kaliningradit, dje të mërkurën. Për shkak të ndalimit të hyrjes në hapësirën ajrore të vendeve të BE-së, pilotët e avionit rus janë të detyruar të ndjekin një kurs rreth brigjeve të vendeve baltike drejt Shën Petersburgut.

Agjencia Finlandeze e Transportit (Fintraffic) ka konfirmuar se janë lëshuar leje të jashtëzakonshme për shkak të kushteve të rrezikshme të motit.

Tre avionëve rusë të pasagjerëve u është dhënë leje speciale për të hyrë në hapësirën ajrore të Finlandës dhe Estonisë në mënyrë emergjente për të shmangur stuhitë e forta të rrufesë, njoftuan sot zyrtarë nga të dy vendet.

27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për të gjithë avionët rusë si pjesë e sanksioneve të vendosura ndaj Moskës për pushtimin e trupave të saj në Ukrainë.

EMISIONET