BE planifikon të ndërtojë bunkerin 8 milion euro në Bruksel, i padepërtueshëm nga përgjimet

BE planifikon të ndërtojë bunkerin 8 milion euro në Bruksel,

BE-ja po ndërton një bunker të sigurt prej 8 milionë eurosh në Bruksel, në mënyrë që udhëheqësit të mund të diskutojnë sekretet pa përgjues (e sidomos rusë), sipas një memo të BE-së që përshkruan projektin, publikuar nga EUobserver.

Dhoma mund të presë rreth 100 njerëz - deri në 34 drejtues dhe 34 mbajtësit e shënimeve të tyre, si dhe personel protokollor, teknik dhe hotelierik.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

BE ka 27 anëtarë, por mund të zgjerohet në të ardhmen, dhe dhoma e sigurt do të përdoret gjithashtu për takime të nivelit më të ulët nga ambasadorët dhe zyrtarët e lartë të BE-së.

Dhoma do të jetë jashtë linjës së telekomunikacionit, por e pajisur me teknologji të brendshme të konferencave me ekranë dhe mikrofona të lidhur me kabllo për të siguruar kabina për 30 përkthyes.

Dhe salla e takimit dhe kabinat do të mbyllen në një "kafaz" izolimi të certifikuar nga NATO, për të ulur rrezikun e dnëerhyrjeve me valë elektromagnetike, radio të krijuara nga ekranet dhe telat e IT, të cilat mund të përgjohen nga distanca.

Kushdo që hyn, edhe nëse është pastrues, duhet të ketë certifikatë sigurie "SEKRET BE" dhe një arsyet se përse ndodhet atje.

"BE SECRET" është niveli i dytë më i lartë i klasifikimit të bllokut.

Ai mbulon informacione që mund të "dëmtojnë seriozisht" interesat e BE-së nëse dalin jashtë. Rrjedhjet mund të "ngrenë tensionet ndërkombëtare" ose "kërcënojnë jetën" apo "rendin publik" në Evropë, sipas udhëzimeve të sigurisë së BE-së.

Dhe liderët dhe stafi i BE-së do të duhet të lënë telefonat e tyre, laptopët, orët inteligjente, çelësat elektronikë dhe madje edhe aparatet e dëgjimit në dollapët e papërshkueshëm nga zëri jashtë dhomës.

Objekti do të ndërtohet deri në vitin 2024 në kompleksin e Këshillit të BE-së në Bruksel, i cili tashmë pret samite. Vendndodhja e saktë nuk është vendosur ende, por zyrtarët po kërkojnë diku afër sallës normale të samitit të BE-së, në mënyrë që udhëheqësit të mund të shkojnë më lehtë.

Ai vjen pasi Rusia riktheu luftën në Evropë duke pushtuar Ukrainën dhe në mes të planeve të BE-së për të krijuar një forca të armatosur të përbashkët përkrah NATO-s.

Dy spiunë rusë të dëbuar së fundmi nga Belgjika ishin specialistë të përgjimit të sinjaleve.

Por Kina dhe Izraeli kanë qenë gjithashtu të implikuar në skandalet e përgjimeve të BE-së në Bruksel në vitet e kaluara, raporton EUobeserver

EMISIONET