BE në ndihmë të zonave të përmbytura në Itali, sot Von Der Leyen do të vizitojë Emilia Romagna

BE në ndihmë të zonave të përmbytura në Itali, sot

"Bashkimi Europian do të mbështes Italinë për të përballuar këtë fatkeqësi natyrore që goditi rajonin e Emilia Romagnas. Mekanizmi europian i Mbrojtes Civile është aktivizuar  e vende të ndryshme po ndihmojnë këtë territor. Gjithashtu Qëndra e Koordinimit për Emergjencat është në kontakt të drejtpërdrejtë me autoritetet italiane", ka deklaruar për mediat italiane zëvendës Presidenti i Komisionit Europian Valdis Dombrovskis, në prag të viiztës së Presdentes Ursola Von Der Leyen e cila sot pasdite në shoqërinë e Kryeministres italiane Giorgia Meloni do të vëzhgoj gjatë një udhëtimi me helikopter të gjitha zonat e përmbytura në Emilia Romagna.

Më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në aeroportin e Bolonjës në prani të medias italiane e internacionale.

Pak orë më parë qeveria italiane lëvroi fondin prej 2 miliardë euro në ndihmë të popullsisë së goditur nga kjo fatkeqësi e planit të rimëkëmbjes ekonomike të këtij territori ku mijëra kompani e biznese janë shkatërruar nga uji. Por dëmet parashkohen të jenë mbi 7 miliardë euro e që Italia mund t'i mbuloj me  Fondin Europian të solidaritetit e për të cilin duhet të bëj një kërkesë spcifike.

Në rajonin e përmbytur janë ende rreth 60 kantiere të hapura nën sundimin e ujit, shtëpi, prona, biznese të mbuluara nga fango e gjithcka që rryma e lumenjve ka sjellë me vete.

Mbi 100 tonelata mbetje priten të hiqen nga zonat e banuara e autoritetet shëndetësore lokale rekomandojnë një kujdes të lartë higjeno sanitar si në përdorimin e ujit për nevoja jetike ashtu dhe në pajisjen me doreza e cizme profesionale për vullnetarët e banorët që kontribuojnë në operacionet e pastrimit të territorit.

Ministri italian për Mbrojtjen Civile, Nello Musumeci,  gjatë një interpelance në Parlament deklaroi se qeveria ka parashikuar deri në 900 euro në muaj për familje për banorët e zonave të kësaj fatkeqësie natyrore, ndalimin e pagesës së taksave, të kredive si dhe mbulimin e shpenzimeve nga shteti për raste varrimi.

Nga këndëvështrimi hidro gjeologjik, kjo fakteqësi natyrore u shkaktua nga reshjet e mëdha të shiut që cuan daljen nga shtrati të 23 lumenjve,  mbylljne e 500 rrugëve, mbi 30 rrëshkitje dheu, evakuimin e 23 mijë personave e 15 viktima.

Brenda 4 ditëve në rajonin e Emilia Romagna ka rënë reshje sa sasia që llogaritet të bie gjatë 1 viti.

EMISIONET