BE-ja garante për Malin e Zi dhe Serbinë

BE-ja garante për Malin e Zi dhe Serbinë

Bashkimi Europian është zotuar të bëjë gjithçka për t'ua shpejtuar rrugën e anëtarësimit Serbisë dhe Malit të Zi.

Ndërsa zhgënjeu me vendimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, BE-ja mbajti të martën konferencat e para ndërqeveritare me qeveritë serbe dhe malazeze për t'u qartësuar atyre reformat të cilat mbeten për të përmbushur.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, dhe homologu malazez, Zdravko Krivokapiç, takuan ndaras në Luksemburg Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhei, dhe Ana Paula Zakarian, shefen e Presidencës portugeze në Këshill.

"Mali i Zi i ka hapur tashmë të gjithë kapitujt dhe diskutimet tona u fokusuan te çështjet e sundimit të ligjit, çështje e cila do vijojë të përcaktojë hapat se si do të ecim me negociatat. Ne do të jemi në krah të Malit të Zi."

Edhe me Serbinë, bisedimet qenë produktive.

Komisioneri Varhei pranoi se vendi ka bërë progres të admirueshëm si në çështjet e rendit ligjor edhe në përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga metodologjia e re.

Kryeministrja Ana Brnabić premtoi se vendi i saj do të punojë fort përgjatë presidencës sllovene të Bashkimit Europian.

Të jeni të sigurt se do ta shpejtojmë ritmin e negociatave dhe do ju mbështetim ju dhe gjithë Ballkanin Perëndimor në perspektivën europiane, theksoi edhe Komisioneri Varhei.

 

 

EMISIONET