BE drejt gjobave për të pavaksinuarit, në Austri përsëritësit rrezikojnë deri në 7200 euro

BE drejt gjobave për të pavaksinuarit, në Austri

Austria dhe Greqia kanë menduar të gjobisin këdo që nuk do të jetë i vaksinuar nga janari dhe shkurti. Në Austri detyrimi për vaksinën do të nisë në 1 shkurt dhe masa e gjobës do shkoj deri në 7 mijë e 200 euro nëse kapesh për herë të dytë pa vaksinë. Në Greqi gjoba 100 euro do të nisë nga 16 janari. Ndërkohë në Itali autoritetet thonë se vaksinat aktuale mbrojnë dhe ndaj Omicron.

Të pavaksinuarit në disa vende të BE duket se do të jenë të detyruar të fusin duart në xhepa e tyre të paguajnë gjoba shpesh herë të majme. Kështu në Austri detyrimi për vaksinën nis në 1 shkurt por kushdo që nuk do e ketë bërë vaksinën pas kësaj date rrezikon një gjobë prej 3600 euro, e cila mund të dyfishohet në rast mosrespektimi.

Një masë, sipas ministrit të Shëndetësisë Ëolfgang Mueckstein, “pa alternativa” duke pasur parasysh shkallën e ulët (rreth 70%) të personave të vaksinuar.

Detyrimi duhet të përjashtojë fëmijët e shkollës fillore. Ministrja për Çështjet e BE-së, Karolina Edstadler, saktësoi se shuma e gjobës ende nuk është fiksuar.

Austria ka  parashikuar në një projektligj që vendosja e detyrimit të vaksinimit të shqyrtohet nga qeveria.

Ndërsa në fqinjin tonë Greqi duke nisur nga 16 janari të gjithë ata që janë mbi 60 vjeç e që kanë zgjedhur të mos vaksionohen do të sanksionohen me 100 euro gjobë në muaj.

Në Itali deri tani janë konstatuar 5 infeksione nga pacienti zero me Omicron. Tre të infektuarit janë tre nxënës në shkollat ​​ku frekuentonin dy fëmijët e pacientit zero.

Autoritete e shëndetësisë në Itali kanë deklaruar se nga të dhënat që shihen deri tani për Omicron rezulton se  "vaksinat e licencuara janë efektive dhe vazhdojnë të shpëtojnë njerëzit.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë edhe pse varianti i ri përhapet më shumë, vaksinat do të vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje.

Franca ndërkohë ka rekomanduar vaksinën për fëmijët në rrezik duke cilësuar ata të moshës 5 deri në 11 vjeç .

Autoritetet franceze kanë shpallur rastin e parë në Francë të variantit Omicron. Varianti u gjet në ishullin Reunion në Oqeanin Indian, një territor francez.

EMISIONET