BE aprovon tregtimin e insektit të parë si ushqim, ja për cilin bëhet fjalë

BE aprovon tregtimin e insektit të parë si ushqim, ja për cilin

Shtetet anëtare të BE kanë autorizuar tregtimin si ushqim të larvave të verdha të quajtura "tenebrione mugnaio", të njohura më mirë si tenja mielli.

Është aprovimi i parë i BE-së për një insekt si ushqim, i cili vjen pas vlerësimit shkencor nga EFSA.

"Ushqimi i ri" (sipas përkufizimit të BE) mund të tregtohet si një insekt i tërë i tharë, si një meze e lehtë, ose si një formë mielli, një përbërës për shumë produkte ushqimore.

Autorizimi përcakton kërkesa specifike për etiketimin në lidhje me alergjinë, duke pasur parasysh që EFSA ka treguar që konsumi i insektit mund të çojë në reagime ndaj subjekteve me alergji para-ekzistuese ndaj krustaceve dhe merimangave të pluhurit.

Vendimi zyrtar nga Komisioni Evropian do të miratohet në javët e ardhshme dhe është pjesë e strategjisë "Farm to Fork".

Plani i veprimit i BE-së 2020-30 për sistemet e ushqimit të qëndrueshëm identifikon insektet si një burim të proteinave me ndikim të ulët mjedisor që mund të mbështesin tranzicionin "e gjelbër" të prodhimit të ushqimit të BE-së. Për momentin, ka njëmbëdhjetë aplikime për insektet si ushqime të reja në shqyrtim nga EFSA.

EMISIONET