Baerbock përshtypje pozitive për sekretarin amerikan të Shtetit, Rubio pas takimit të G7
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock shprehu përshtypjet pozitive për sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, pas takimit të vendeve të G7 dje në Kanada.
Ndërsa ndryshimet e fundit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump në politikën e Ukrainës dhe ndaj Kanadasë kishin ngritur shqetësime se takimi mund të përfundonte në konflikt, Baerbock tha se ndihej sikur ishte ulur pranë një “miku” gjatë diskutimeve, duke iu referuar Rubio.
Baerbock e cilësoi takimin si një mbledhje shumë të mirë miqsh, ndonëse pranoi se ishin adresuar konfliktet, duke thënë se edhe miqtë i thonë sinqerisht njëri-tjetrit të vërtetën kur i shohin gjërat ndryshe.
Përveç Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikes, G7 përfshin Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Japoninë.