Autobusi përplaset me cisternën e naftës dhe merr flakë, 20 viktima e 6 të plagosur

Autobusi përplaset me cisternën e naftës dhe merr flakë, 20

Të paktën 20 persona janë shkrumbuar, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u përfshi nga flakët.

Sipas mediave të huaja, autobus u përfshi nga flakët pasi u përplas me një cisternë nafte në Pakistan, ku si pasojë humbën jetën 20 persona.

Ndërkohë si pasojë e aksidentit që ndodhi ditën e sotme (16 gusht) mbetën të plagosur dhe 6 persona të tjera.

Ndërsa sipas policisë, autobusi u përplas me pjesën e pasme të cisternës në periferi të qytetit Multan.

“20 persona u vranë në aksidentit rrugor”, tha për AFP ao Zulfikar Ali, një zyrtar i lartë i policisë.

EMISIONET