Autobusi bie nga 30 metra lartësi, 3 viktima dhe 18 të plagosur, të lënduarit në gjendje të rëndë

Autobusi bie nga 30 metra lartësi, 3 viktima dhe 18 të plagosur,

Të paktën 3 viktima dhe 18 të plagosur kanë mbetur nga aksidenti automobilistik që është regjistruar ditën e sotme në rrethin Beykoz të Stambollit në Turqi.

Autobusi me të cilin ata udhëtonin personat ka dalë nga autostrada dhe ka rënë në 30 metër lartësi. Sipas mediave turke mes të vdekurve është është edhe shoferi. Bëhet e ditur se shkaku i aksidentit tragjik kanë qenë kushtet atmosferike.

Sipas mediave vendase, pasagjerët po shkonin drejt provincës së Denizli.

Të plagosurit aktualisht ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa po marrin mjekim në spitale.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, ambulanca dhe skuadra zjarrfikëse, sakaq hetuesit kanë nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj tragjedie.

 

EMISIONET