Australia i vendos barriera gjigantëve të teknologjisë

Australia i vendos barriera gjigantëve të teknologjisë

Australia po planifikon rregulla të reja për të krijuar një nxitje financiare për firmat e mëdha të teknlogjisë që të paguajnë kompanitë e mediave australiane për përmbajtjen e lajmeve në platformat e tyre.

Kjo lëvizje shton presion mbi gjigantët globalë të teknologjisë kryesisht ndaj “Meta” që të paguajnë botuesit për përmbajtjen ose të përballen me rrezikun e pagesës së milionave për të vazhduar projektet në Asutrali.

Kujtojmë se Australia në vitin 2021 miratoi ligje për ti bërë gjigantët e teknologjisë amerikane si Google dhe Meta alphabet të kompensojnë kompanitë mediatike për lidhje që i çojnë lexuesit dhe të ardhurat nga reklamat në platformat e tyre.

Meta bëri marrëveshje me disa firma mediatike australiane duke përfshirë Neës Corp dhe transmetuesin kombëtar Australian Broadcasting Corp, ppor që atëhere ka thënë se nuk do t’i rinovojë përtej vitit 2024 ato marrëveshje.

EMISIONET