Asteroidi kalon pranë Tokës, NASA përjashton rrezikun edhe nëse do t’i ishte drejtuar planetit tonë
Një asteroid ka kaluar pranë tokës si asnjëherë më parë, por sipas NASA-s nuk ka patur asnjë rrezik që të godiste planetin tonë. Në madhësinë e një minibusi, asteroidi hyri brenda harkut të satelitëve, rreth 3,600 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës.
Një asteroid me madhësinë e një minibusi ka kaluar shumë pranë Tokës, por pa e rrezikuar atë. Asteroidi i quajtur 2023 BU, u përplas mbi majën jugore të Amerikës së Jugut rreth 3,600 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës.
Sipas NASA-s, nuk ka patur asnjë rrezik që asteroidi të godiste Tokën. Por edhe nëse do t’i ishte drejtuar Tokës, ai do të shpërbëhej sapo të hynte në atmosferë. Sipas agjencisë hapësinore çdo mbeturinë e asteroidit do të binte në tokë si meteoritë të vegjël.
Ky është asteroidi që ka kaluar më afër me tokën ndonjëherë. Ai u pikas fundjavën e kaluar nga astronomi amator Gennadiy Borisov, i cili operon nga Nauchnyi në Krime, gadishulli që Rusia mori nga Ukraina në 2014.
Vëzhgimet vijuese kanë përmirësuar atë që dimë për madhësinë e 2023 BU dhe, më e rëndësishmja, orbitën e tij. Kjo është mënyra se si astronomët mund të ishin kaq të sigurt se nuk do godiste planetin, edhe pse ai hyri brenda harkut të satelitëve të telekomunikacionit, të cilët ndodhen 36,000 km mbi ne. Edhe shanset për të goditur një satelit ishin shumë, shumë të vogla, sqaruan ekspertët.
Agjencia hapësirore po bën përpjekje të zbulojë rrezikun nga asteroidë shumë më të mëdhenj që mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme nëse do të godasin Tokën.
Meteori i famshëm Chelyabinsk që hyri në atmosferën e Tokës mbi Rusinë jugore në vitin 2013 ishte një objekt afërsisht 20 m i gjerë. Ai prodhoi një valë tronditëse që thyen dritaret në tokë.