"Asgjë nuk harrohet", Greqia kërkon dëmshpërblime nga Gjermania për dëmet e luftës

"Asgjë nuk harrohet", Greqia kërkon dëmshpërblime

Pas Polonisë edhe Greqia ka kërkuar dëmshpërblime nga Gjermania për dëmet që vendi ka pësuar nga ky shtet gjatë dy luftërave botërore.

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili zhvilloi një takim me homologun e tij polak Zbigniew Rau, tha se kjo çështje duhet të shërbejë edhe për vendet e tjera anëtare.

"Për qeverinë dhe popullin grek kjo çështje mbetet e hapur dhe zgjidhja e saj është në radhë të parë çështje parimore. Mendoj se do të jetë e dobishme për të gjitha vendet e përfshira dhe Bashkimin Evropian", u shpreh Dendias

"Kujtojmë se ministri i jashtëm i Polonisë, Zbigniev Rau, ka nënshkruar një notë zyrtare në të cilën i kërkohet Gjermanisë t'i paguajë Polonisë dëmshpërblimet e luftës, për dëmet e shkaktuara nga nazistët gjatë pushtimit gjerman në Luftën e Dytë Botërore."

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Rau deklaroi se nota do t'i dorëzohet Ministrisë së Jashtme gjermane dhe nënshkrimi u bë përpara takimit të zotit Rau me kryediplomaten gjermane Analena Berbock në Varshavë.

Ministri polak vlerësoi se nota ruan qëndrimin e tij se të dy palët duhet të ndërmarrin pa vonesë hapa në lidhje me efektet e pushtimit gjerman të Polonisë në vitet 1939-1945 në një mënyrë të përhershme, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme.

 

EMISIONET