Arrestohet aktivisti në Kullën Trump në Nju Jork, shkroi fjalën 'SHBA' me bojë të gjelbër brenda ndërtesës

Arrestohet aktivisti në Kullën Trump në Nju Jork, shkroi

Një aktivist i ndryshimeve klimatike hyri në Kullën Trump në Nju Jork dhe u arrestua pasi kishte shkruar fjalën "SHBA" me bojë të gjelbër brenda ndërtesës. 

Burri përdori bojën jeshile për të mbuluar pllakën brenda ndërtesës në Manhattan, përpara se të gjunjëzohej para saj dhe të mbyllte sytë.

Pak sekonda më vonë, qytetarët u mblodhën, disa fotografuan protestuesin dhe një oficer sigurie iu afrua burrit. Ai shpalosi një pankartë të vogël ku shkruhej "Game Over" me simbolin e grupit aktivist Extinction Rebellion. Protestuesi u arrestua, sipas New York Post.

"Ky është vendi juaj. Ky është vendi ynë. Ky është planeti ynë. Ju nuk mund ta shkatërroni atë pa një reagim. Po e shkatërrojnë planetin për përfitim”, bërtiti protestuesi.

EMISIONET