Arrestohen tre anëtar të bandës kriminale në Uells, mes tyre dhe shqiptari 28 vjeçar

Arrestohen tre anëtar të bandës kriminale në Uells, mes tyre

Agjencia Kombëtare e Krimit në Prestatyn, Denbighshire arrestoi ditën e djeshme dy burra një 50 vjeçar dhe një 60 vjeçar  pas goditjeve të koordinuara me oficerët e Policisë së Uellsit.

Personi tjetër i arrestuar është një shqiptar 28-vjeçar.

Treshja u arrestua me dyshimin për komplot për kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit si dhe për pastrim parash.

Mendohet se ky grup kriminal ka lidhje me një grup krimi të organizuar në Ballkanin Perëndimor, i cili lehtëson hyrjen e paligjshme të shtetasve shqiptarë në MB.

Në kuadër të hetimit më parë u zbuluan tre ferma kanabisi me emigrantë shqiptarë që punonin atje. Ata ishin në Blackpool, Lancashire, Leigh në Greater Manchester dhe Prestatyn.

Gjatë kontrolleve oficerët zbuluan sasi të madhe parash, kokainë, kanabis dhe mjete droge.

Julie Booker, përfaqësues i Agjencisë Kombëtare të Krimit, tha: "Ne besojmë se këto arrestime do të kenë ndërprerë ndjeshëm grupet e krimit dhe aftësinë e tyre për të vepruar. Ky është një hetim kompleks ndaj grupeve të krimit të organizuar që kanë drejtuar ferma kanabisi në të gjithë vendin dhe kanë lehtësuar hyrjen e migrantëve të paligjshëm në MB për të punuar në to."

EMISIONET