Arrestimi i kryebashkiakut që “zgjoi” Stambollin, Brahaj: Opozita thotë se Erdogan “hoqi qafe” rivalin politik. Populli  reagoi

Arrestimi i kryebashkiakut që “zgjoi” Stambollin, Brahaj:

Stambolli është përfshirë nga protestat masive dhe përplasjet, pas anulimit të gradës së kryetarit të bashkisë dhe kandidatit për president të CHP, Ekrem Imamoglu si dhe arrestimit të tij mëngjesin e së mërkurës.

Sipas mediave të huaja, pavarësisht ndalimit, studentët e universitetit u mblodhën për të protestuar.

Për të kuptuar më shumë mbi situatën që ndryshon nga ora në orë që prej mëngjesit të djeshëm, në një lidhje direkte nga Izmiri ishte gazetari shqiptar Sokol Brahaj, në studion e lajmeve në “Ora News”.

“Turqia është tronditur shumë, ku ngjarja ka shkaktuar luhatje të forta të lirës turke dhe ka pasur një ndikim të fortë edhe në popull kjo vjen pasi Imamoglu është kryetar i Bashkisë së Stambollit.

Arrestimi i kryebashkiakut që “zgjoi” Stambollin, Brahaj:

Të dielën e ardhshme Partia që ai përfaqëson zhvillon primaret në Partinë Popullore Republikane turke, nga e cila do të nxirrte kandidatin për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe i vetmi kandidat potencial që ishte dhe që besohej se do të votohej nga mbi 1 milion e 700 mijë anëtarë të kësaj partie ishte pikërisht Ekrem Imamoglu që do të ishte automatikisht më pas rivali i presidentit Erdogan në garën e ardhshme presidenciale që do të mbahen në fund të vitit ose në pranverën e ardhshme.

Për kundërshtarët politikë të Erdoganit kjo që ka ndodhur është një turp i madh për Turqinë dhe për këtë ka ndodhur edhe rënia drastike e lirës turke. Dhe për këtë ka pasur edhe një reagim të fortë të popullit turk që ka dalë në protesta”, u shpreh Brahaj.

Lidhur me zhvillimet e djeshme në rrugët e Stambollit, Brahaj theksoi se edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë vijuar aksionet e policisë për arrestimin e protestuesve.

“Janë gjithsej deri tani 84 të arrestuar, mbi 100 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Pritet që sot të merret në pyetje Imamoglu, por që gjithsesi dosja dhe hetimet mbahen tepër sekret dhe nuk bëhen me dije. Gjithsesi të dhëna të reja pritet të ketë në orët në vazhdim”, u shpreh Brahaj.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME GAZETARIN SHQIPTAR NË TURQI, SOKOL BRAHAJ

EMISIONET