Argjentinë/ Tetë punonjës të shëndetësisë fajësohen për vdekjen e Diego Maradonës

Argjentinë/ Tetë punonjës të shëndetësisë

Tetë profesionistë të shëndetësisë do të gjykohen në Argjentinë për vrasje me paramendim, në mbylljen e hetimit për vdekjen e legjendës së futbollit botëror, Diego Maradona, në nëntor 2020, në moshën 60-vjeçare nga një atak në zemër.

Një gjyqtar në San Isidro (Argjentinë) ka pranuar padinë kundër profesionistëve shëndetësorë, duke përfshirë një neurokirurg, një mjek familjar, një klinicist, një psikiatër, një psikolog dhe një drejtor infermierie.

Sipas mediave të huaja, prokurori, e kishte kërkuar gjykimin  në muajin prill, duke vënë në dukje mangësitë dhe neglizhencën në kujdesin e yllit argjentinas. 

Maradona vdiq nga një atak në zemër më 25 nëntor 2020, në një shtëpi në Buenos Aires veriore, ndërsa po shërohej nga një sëmundje në kokë.  Ai vuante nga probleme me veshkat dhe mëlçinë, , përkeqësimin neurologjik dhe varësinë nga alkooli dhe drogat psikotrope. 

Tetë të dyshuarit do të gjykohen për pakujdesi ndaj një personi duke e ditur se mund të shkaktojë vdekjen e dikujt.

Ata përballen me dënime që variojnë nga 8 deri në 25 vjet burg.

EMISIONET