Argjentina kërkon arrestimin e ministrit iranian për sulmin e vitit 1994

Argjentina kërkon arrestimin e ministrit iranian për sulmin e vitit

Qeveria e Argjentinës ka bërë thirrje për arrestimin ndërkombëtar të ministrit të Brendshëm iranian Ahmad Vahidi, i cili aktualisht ndodhet në një vizitë zyrtare në Pakistan dhe Sri Lanka.

Vahidi konsiderohet nga drejtësia argjentinase ndër ata që janë përgjegjës për sulmin e vitit 1994 ndaj ndihmës reciproke hebreje Amia në Buenos Aires, ku humbën jetën 85 persona.

Qeveria argjentinase në një deklaratë thotë se ka kërkuar dhe marrë nga Interpoli lëshimin e një qarkoreje të kuqe dhe se i ka kërkuar qeverive të Islamabadit dhe Kolombos të bëjnë arrestime parandaluese me qëllim ekstradimi ndaj ministrit iranian.

EMISIONET