Antilopa godet për vdekje punëtorin në Kopshtin Zoologjik
Një kopsht zoologjik në Suedi i është dashur të mbyllë dyert pasi një nga punonjësit e tij u godit për vdekje nga një antilopë.
Burri, i cili ishte nga jashtë, thuhet se po merrte antilopat, në stalla pasi parku ishte mbyllur për ditën, tha policia lokale.
Incidenti ndodhi në Oland Zoo dhe Entertainment Park, i cili ndodhet në ishullin Oland në brigjet jugperëndimore të Suedisë.
Ai po trajtohet si një "aksident në vendin e punës", shtoi policia, megjithëse nuk dihet plotësisht se çfarë ka ndodhur brenda rrethimit.
Emri dhe kombësia e viktimës nuk është dhënë.
Oland Zoo dhe Entertainment Park është mbyllur që nga sot.