Ambasadori i Rusisë në Britani, "Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore taktike në Ukrainë"

Ambasadori i Rusisë në Britani, "Rusia nuk do të

Ambasadori i Rusisë në Britani i ka thënë BBC-së se nuk beson se vendi i tij do të përdorë armë taktike bërthamore në luftën kundër Ukrainës.

Andrei Kelin tha se sipas rregullave ushtarake ruse, armë të tilla nuk përdoren në konflikte si ky.

Ai i përshkroi gjithashtu pretendimet për krime lufte në qytetin e Buçës si "një trillim".

Dhe ai e quajti Sekretaren e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss "shumë luftarake" dhe të papërvojë.

Për përdorimin e armëve bërthamore, Kelin tha se Rusia ka rregulla shumë strikte për përdorimin e tyre, kryesisht kur ekzistenca e shtetit është e kërcënuar.

"Nuk ka të bëjë fare me operacionin aktual," tha ai.

Kur presidenti rus Vladimir Putin vendosi forcat e tij bërthamore në gatishmëri të lartë në fund të shkurtit, menjëherë pas pushtimit, ai u perceptua gjerësisht si një paralajmërim.

Putin fajësoi zhvillimin e agresionit nga Perëndimi dhe NATO. Por Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Ëallace e quajti atë një përpjekje për të shpërqendruar njerëzit nga "çfarë po shkon keq në Ukrainë", duke thënë se Rusia ishte prapa planit në pushtimin e saj pas vetëm disa ditësh dhe duke u përpjekur t'i "kujtojë botës" se kishte një pengesë.

Armët bërthamore taktike janë ato që mund të përdoren në distanca relativisht të shkurtra, në krahasim me armët bërthamore "strategjike" të cilat mund të lëshohen në distanca shumë më të gjata dhe të ngrenë spektrin e luftës bërthamore gjithëpërfshirëse.

EMISIONET