Ambasada iraniane në Liban dënon sulmet izraelite me 8 të vdekur në Bejrut: Çmenduri që kapërceu të gjitha linjat!
Ambasada iraniane në Liban ka dënuar sulmin izraelit në Bejrut, ku në 24-orët e fundit humbën jetën 8 persona, mes tyre dhe komandanti i lartë i Hezbollahut, Ibrahim Aqil.
Në një postim në rrjetin social X, ambasada e përshkroi sulmin si “çmenduri izraelite që kapërceu të gjitha linjat” duke synuar banesa dhe civilë.
Autoritetet shëndetësore libaneze deklaruan se të paktën 8 persona u vranë dhe 59 u plagosën nga sulmi i kësaj të premteje në Bejrut.
Kryeministri libanez Najib Mikati tha se sulmi tregon që Izraeli “nuk i jep peshë asnjë konsiderate humanitare, ligjore apo morale”.