Amazon hap 75 mijë vende të reja pune, nëse je i vaksinuar 1 mijë dollarë shpërblim

Amazon hap 75 mijë vende të reja pune, nëse je i vaksinuar 1

Gjiganti i shitje në internet Amazon, po punëson 75,000 punëtorë në të gjithë SHBA dhe Kanada për të përmbushur kërkesën në rritje, ndërsa pandemia e koronavirusit vazhdon të jetë prezent.

Punët e reja të ofruara përfshijnë transportin dhe depot e mallrave.

Personelit të ri që edhe është vaksinuar kundër Covid-19 do ti ofrohet një bonus prej 100 dollarësh, thuhet në një deklaratë.

Amazon tha se vendet e punës, do të ofrojnë pagë mesatare fillestare prej 17 dollarë në orë.

Amazon gjithashtu tha se do të ofronte shpërblime hyrëse deri në 1,000 dollarë në disa vende për të tërhequr staf të ri.

Shifrat e lëshuara javën e kaluar treguan se ekonomia amerikane ofroi më pak punë sesa pritej në prill, pasi firmat e kishin të vështirë të rekrutonin personel.

Amazon tani punëson më shumë se një milion punëtorë në të gjithë botën. Në Mbretërinë e Bashkuar, ajo shtoi 10,000 vende pune vitin e kaluar.

EMISIONET