Alarmi në Francë, 320 pika në TEC-et bërthamore në rrezik dështimi
Në Francë, kompania energjetike EDF ka identifikuar 320 saldime që besohet se janë në rrezik dështimi në termocentralet e saj bërthamore dhe synon të nisë kontrollet që duhet të arrijnë në 90% të centraleve deri në fund të vitit.
Një komunikim për këtë qëllim iu dërgua Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Bërthamore pas zbulimit të fundit të një çarjeje serioze në reaktorin Penly 1, në departamentin e Seine-Maritime.
Në të kaluarën, ASN i kishte kërkuar gjigantit francez të energjisë që të "rishikonte strategjinë e tij" për të zgjidhur problemet që po përjetojnë termocentralet bërthamore në Francë që nga viti 2021.
Prandaj EDF ka njoftuar analiza më të thella në pothuajse të gjitha parqet e saj bërthamore.
Franca ka gjithsej 56 reaktorë bërthamorë.