Akuzohet për përdhunim, Franca hap hetimet kundër ministres Zacharopoulou
Zyra e prokurorit publik të Parisit tha të mërkurën se kishte hapur një hetim mbi akuzat për përdhunim kundër ministres Franceze të Shtetit për Zhvillim dhe Frankofoni, Chrysoula Zacharopoulou.
Ankesa e parë për përdhunim u bë më 25 maj, e cila çoi në hapjen e hetimeve më 27 maj. Një kallëzim i dytë u bë më 16 qershor, tha prokuroria. Zyrtarët në zyrën e ministret nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.
Zacharopoulou, një mjeke e trajnuar, ka punuar më parë si gjinekologe përpara se të kalonte në politikë. Mediat franceze më herët raportuan se ankesat ishin të lidhura me aktivitetin e saj profesional.
Një tjetër ministër i sapoemëruar, Damien Abad, Ministër për Solidaritetin dhe Personat me Aftësi të Kufizuara, tashmë përballet me presion në rritje për akuzat për përdhunim të bëra nga dy gra.
Abad i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga qeveria.
Hetimi shton presionin e mëtejshëm mbi qeverinë e Presidentit Emmanuel Macron pas pengesës së zgjedhjeve të kësaj fundjave në parlament.