Akullnaja e Antartikut rrezikon të shkrijë brenda një dekade

Akullnaja e Antartikut rrezikon të  shkrijë  brenda një  dekade

Shkencëtarët kanë paralajmëruar për ndryshime dramatike në një nga akullnajat më të mëdha në Antarktidë, potencialisht brenda 5 deri në 10 vitet e ardhshme.

Ata thonë se një seksion lundrues në pjesën e përparme të Thwaites Glacier që deri më tani ka qenë relativisht i qëndrueshëm mund të "shkëputet si xhami i përparmë i makinës".

"Do të ketë ndryshim dramatik në pjesën e përparme të akullnajës, ndoshta në më pak se një dekadë. Si studimet e publikuara ashtu edhe ato të pabotuara tregojnë në këtë drejtim," tha Prof Ted Scambos, koordinatori kryesor i SHBA”.

Studiuesit amerikanë dhe britanikë janë aktualisht të angazhuar në një program intensiv studimi në Thwaites për shkak të shkallës së shkrirjes.

Tashmë ajo po hedh 50 miliardë ton akull në oqean çdo vit. Akullnaja Tështë afërsisht sa madhësia e Britanisë së Madhe, ose Floridës, dhe shpejtësia e sjkëputjes së saj është dyfishuar në 30 vitet e fundit. Sipas studiuesve, kjo që po ndodh kjo është rezultat ujit të ngrohtë që hyn në oqean.

Por ekipi i studiuesve thotë se rafti lindor ka të ngjarë të shkëputet nga kreshta në vitet e ardhshme, gjë që do ta destabilizojë atë.

Sipas studimeve, lartësia e oqeaneve do të rritej më 65 cm nëse gjithçka do të shkrihej. Një skenar i tillë, pra "fundi i botës", nuk ka gjasa të ndodhë për shumë shekuj, por ekipi i studimit thotë se Thwaites tani po i përgjigjet një bote që po ngrohet vërtet mjaft shpejt.

EMISIONET